Presidenti Meta dekreton ministrin e Brendshëm

Presidenti Ilir Meta ka marrë sot vendimin e tij për Sandër Lleshin, të propozuar nga Edi Rama për ministër të Brendshëm.

Pas dekretit për lirimin e tij nga forcat e armatosura, burime nga Presidenca bëjnë me dije se kreu i shtetit e ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Arsyet dhe pse presidenti Ilir Meta ka marrë këtë vendim, do ti shpjegojë mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në studion e Arian Çanit, në Tv Klan.

Rama: Nëse ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Presidenti Meta firmosi dekretin për emërimin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm. Shefi i qeverisë shkruan se dekretimi i ministrit të ri tregon nëse ka vullnet të mirë, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje. “Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka VullnettëMir  Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”- shprehet kryeministri Edi Rama.

Dekreti i Presidentit Ilir Meta

16 Nëntor 2018 Presidenti Meta dekreton emërimin e Sandër Lleshaj Ministër i Brendshëm
D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10957, Tiranë, më 16.11.2018.

Video/Intervista e kreut të shtetit në “Zonë e Lirë”

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/222155195347345/

SHKARKO APP