Presidenti Meta dekreton shkarkimin e ministrave, përveç Ditmir Bushatit
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e katër propozimeve të kryeministrit:
Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes,
Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Elisa Spiropalin te Marrëdhëniet me Parlamentin
Erion Braçen, zëvendëskryeministër.
Për të tjerët priten verifikime, por i vetmi emër që nuk bind kreun e shtetit është Gent Caka, i propozuar për të zëvendësuar Ditmir Bushatin, në krye të diplomacisë shqiptare.
Ky është vendim i Kreut të Shtetit që nuk lëviz në ruajtje të Integritetit të Shtetit Shqiptar dhe të Kombit, tregojnë burimet.
Presidenti duket të ketë patur mjaft argumenta në lidhje me ministrin e propozuar nga Rama. Që nga fakti se prej vetëm një viti ka shtetësinë shqiptare, eksperinca e pakët në politikë e diplomaci, pozicionimet e tij kundër Kosovës, pasi është shprehur për ndarjen e saj, si dhe mungesa e çertifikatës së sigurisë për Cakën janë disa nga argumentat. Por edhe disa fakte të tjera. Pa folur më tej për përballjet me kolegët e Rajonit dhe BE-së, të cilët kanë eksperiencë në diplomaci.
Pas këtij vendimi, Presidenti Meta pritet të përballet sërish me kryeministrin Rama, i cili do këmbëngulë në ministrin e tij kosovar me shtetësi shqiptare, por këtë herë vështirë të ketë një tërheqje nga ana e presidentit, siç ndodhi dy muaj më parë në rastin e Sandër Lleshit.
Mos dekretimi për shkarkimin e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati ka sjellë gëzim në disa kancelari përendimore, pasi e shikonin Bushatin si një partner të besueshëm dhe profesionist. Por edhe në bazën e PS-së ka komente pozitive në rrjetet sociale se janë përkrah Presidentit Meta në vendimin e tij për të mos dekretuar shkarkimin e ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Realisht Bushati shikohet si pjesë e shtyllës kurrizore të Partisë Socialiste, bashkë me Gramoz Ruçin.
Sipas Ligjit dhe Kushtetutës, ministri Ditmir Bushati është i detyruar të vazhdojë detyrën e ministrit të jashtëm. E me sa duket do ta kap qershori prapë si ministër.