Presidenti Meta: Gjykata Kushtetuese, vija është e kuqe dhe është e kuqe flakë
Presidenti Meta në studion e Eni Vasilit në Top Channel i pyetur se pse shpalle “person non grata” ambasadorin e OSBE, Boshard, tha se duhet se Shqipëria duhet të jetë e pavarur pasi jemi shtet sovran dhe nuk ka pse disa diplomatë të huaj mbështesin kryeministrin për të kapur krejt shtetin apo duke e ndihmuar që Rilindja të kap krejt sistemin e drejtësisë.
Më tej presidenti theksoi se dhe me prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, Arta Marku ishin diplomatët e huaj dhe disa organe të specializuara që dërguan letër te parlamenti se votimi i Arta Markut ishte kushtetues. Ndërkohë që ajo ishte zgjedhje antikushtetuese.
Ndaj nuk do të jetë e lehtë përballja me ta. Edhe ambasadori i BE, Soreca, po ndihmon qeverinë për të kapur gjykatën kushtetuese.
Natyrisht që jo të gjithë ambasadorët janë me synime të tilla.
Sipas Presidentit, ai do të jetë garancia e sovranitetit të shtetit shqiptar.
“Ju doni që unë të marr rolin e liderit të opozitës, por unë s’kam lidhje me ta. Unë ju garantoj se do jem lideri i sovranitetit të shtetit shqiptar”.
Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, Meta lëshoi një tjetër mesazh të fortë:
“E kam thënë dhe e përsëris tek Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe dhe është e kuqe flakë. Ju garantoj se ajo vijë nuk do kalohet. Le ta provojnë dhe do ta shohim. Gjykata Kushtetuese do mbrohet, kjo nuk diskutohet. E përsëris, le ta provojnë dhe ta shohim!”
“Disa diplomatë janë bërë si leckat e Edi Ramës. Jo vetëm janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për dështimet e tij. Non Grata për Borchard për t’i treguar kufirin këtyre diplomatëve që vënë në dyshim dekretet e Presidentit. Presidenca është simbol i sovranitetit”, tha Meta.
“Po bëhet si sport i disa diplomatëve që po vënë në diskutim vendimet e institucioneve shqiptare. Sot është Ilir Meta, po nesër mund të jetë dikush tjetër. Ndaj disa ambasadorë e kanë tepruar dhe e kanë bërë këtë prej kohës. 90 % e diplomatëve janë korrektë dhe kanë ruajtur staturën. Nuk është kurrsesi në të drejtën e një ambasadori të vënë në diskutim dekretin e një presidenti për zgjedhjet duke krijuar disa interpretime që çuan atje ku e çuan.
Është OSBE që bën raportin dhe më pas janë institucionet, Kolegji Zgjedhor. Është një qëndrim ndaj personit dhe jo ndaj OSBE. Ai ka pasur qëndrime personale të ndryshme. Janë disa diplomatë që janë bërë si lecka të Edi Ramës.
Këta jo vetëm që janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për çdo shkelje të kushtetutës dhe ligjit. Harrojnë që çdo dështim i tij janë edhe i vendit. Ai nxjerr këta dhe fshihet pas këtyre për çdo dështim të tij” – shtoi Presidenti Meta që nuk kurseu as ambasadorin e BE-së në Tiranë Luixhi Soreka.