Presidenti Meta: Fino ishte shumë njerëzor, shumë bujar, shumë zemërgjerë, tolerant dhe dinte të dallonte marrëdhëniet politike nga raportet njerëzore

Një nga miqtë më të mirë, me të cilin ndan kujtime të veçanta, kështu e ka etiketuar Presidenti i Republikës, Ilir Meta deputetin Bashkim Fino, i cili humbi sot betejën me Covid-19.

Në një prononcim për mediat, pas homazhe në nder të tij, mbajtur në Pallatin e Kongresëve, Presidenti Ilir Meta tha se Bashkim Fino.

“Bashkim Fino ishtë një nga miqtë e mi më të mirë dhe do mbetet. Në një moshë shumë të re ai u bë një figurë frymëzuese, si kryetar i bashkisë Gjirokastër, ishte edhe baza e përzgjedhjes së tij mes shumë kandidaturave në ‘97 për të krijuar një qeveri të pajtimit dhe stabilitetit. Detyrë që e bëri në mënyrë të jashtëzakonshme, pasi e dimë të gjithë sa i ndarë ishte vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam kujtime të veçanta me të, ishte një përkrahës i të rinjve dhe një figurë sportive, i dhënë pas sportit, edhe kjo na bashkonte. Ai ishte shumë njerëzor, shumë bujar, shumë zemërgjerë, tolerant dhe dinte të dallonte marrëdhëniet politike nga raportet njerëzore. Moment shokues, ndarja nga jeta e tij, edhe pse kishte patur disa sfida me shëndetin të cilat i kishte fituar me sukses.”- tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?