Presidenti: I pikëlluar prej lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të Kiço Blushit

Presidenti Meta sapo ka marr lajmin e ndarjes nga jeta të Kiço Blushit ka postuar shënimin e mëposhtëm:

“I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi.
Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970”: prozator, kineast, publicist dhe botues.
Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik.
I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!”. 

Luan Rama:Do të rrojë gjithmonë emri, fisnikëria, vepra e tij!  

Deputeti dhe zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, pas lajmit për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur shkruan në Facebook: “Është ndarë nga jeta Kiço Blushi! Do të rrojë gjithmonë emri, fisnikëria, vepra e tij! I ndrittë shpirti e mirësia ia mbuloftë emrin përjetësisht!”

Erion Braçe: U shua një njeri i mirë

Zëvendëskryeministri dhe deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të intelektualit të njohur. “U shua një njeri i mire, një autor-shkrimtar e skenarist, nje socialist, nje korcar, Kico Blushi! Të kujtohesh gjatë dhe, shpirti yt të prehet në paqe!”,- shprehet Braçe.

https://www.instagram.com/p/BtomrgQnBuB/?utm_source=ig_web_copy_link

Nora Malaj: Iku dhe një tjetër korife i letërsisë

Deputetja e LSI, Nora Malaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur. “Ti po shkon në botë e amshuar , përherë i kujtuar! Jeta është një sfidë e madhe ! Lindim , rritemi, krijojmë familje , bëjmë historinë e emrit e pastaj shkojmë në botën e përtejme .Kur dëgjiva lajmin e trishtë të ikjes nga kjo botë të shkrimtarit shumë të dashur për ne të gjithë,ndjeva dhimbje në shpirt dhe trishtim. Ndodhta se u rrita me emrin e Kiços , ndoshta se në formimin tim dhe të brezit tim ka zënë një vend në radhët e atyre shkrimtarë që pena dhe mendimi kritikë ka qenë arma e tij e fortë, ndoshta se nuk mendoja që figura si Blushi , një ditë do takojnë vdekjen. Po ja që nuk qenka e thënë… Vdekja vjen, ashtu papritur , e merr këdo , sado i fortë qoftë. U preftë në paqe e qoftë i lehtë dheu ku do të prehesh! Ti , përherë miku pamoshë , do të jesh i kërkuar dhe asnjëherë i harruar… Dhe kur ne të mërzitemi shumë , përherë në raft të librave do të kujtojmë , sa herë veprat e tua të shikojmë, aq herë ty nuk do te harrojmë!!! Iku dhe një tjeter korife i letersise se viteve ‘70! Zoti ta bëftë të lehtë rrugën për në Parajsë! Amin !????”,- shkruan Nora Malaj.

https://www.facebook.com/424833320956405/posts/1801535263286197/

 

Unioni i Gazetarëve: Lamtumire miku dhe kolegu ynë Kiço Blushi!

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në një mesazh publik për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Kiço Blushi, vlerëson rolin e veçantë të tij në gazetarinë shqiptare.

“Ndahet nga jeta ne moshen 75 vjeç shkrimtari, publicisti dhe artisti i njohur Kiço Blushi. Jeta dhe vepra e Kiço Blushit eshte e lidhur pandashem me arritjet dhe historine e gazetarise shqiptare, sidomos asaj te shkruar, ne me shume se 60 vjet rresht.

Ai kontribuoi si gazetar, redaktor, kryeredaktor dhe drejtues ne shumicen e mediave me te rendesishme kulturologjike te Shqiperise ne 50 vitet e fundit. Kiço Blushi ishte shkrimtari i rendesishem i letersise per te rritur dhe per femije. Ai la nje kontribut te pashlyeshem ne historine e skenarit te filmit shqiptar si dhe u shqua per publicistiken e tij analitike dhe polemistike.

Per dhjetra dhe qindra gazetare, per shumicen e anetareve te Unionit te Gazetareve Shqiptare, Kiço Blushi do te kujtohet per pervojen, kontributin dhe penen e vet te shquar.

Lamtumire kolegu yne i paharruar! Ngushellime familjes Blushi!”,- thuhet në mesazhin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

https://www.facebook.com/UnioniIGazetareveShqiptare/posts/2130467520332293

SHKARKO APP