Presidenti Ilir Meta: Ligji Arsimit të Lartë ka probleme serioze
Presidenti Meta ishte sot në 10 vjetorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, një nga universitetet më të mira në vend. Pas mesazheve për politikën dhe studentët ai ka postuar në profilin e tij në facebook:
Protestat e drejta të studentëve treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme dhe vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare, të duhur për një funksionim më të mirë, më cilësor dhe më të aksesueshëm të universiteteve publike.
Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar dhe mbetet një detyrim imediat për t’u garantuar të drejtat që burojnë prej saj, ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës.