Presidenti Meta me Erdogan, në inaugurimin e xhamisë së re të Stambollit

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Turqinë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re të qytetit të Stambollit. Në ceremoninë zyrtare, kreu i shtetit shqiptar ka qenë së bashkë mu presidentin turk, Rexhep Tayyp Erdogan si dhe autoritete të larta shtetërore dhe fetare.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në inagurimin e xhamisë së re të Stambollit, Çamlica. Një vepër e rëndësishme shpirtërore, kulturore dhe arkitekturore në kryeqendrën dhe pikëtakimin e civilizimeve botërore”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Çamlica është xhamia më e madhe në Turqi dhe në rajon.

SHKARKO APP