Presidenti Meta me Presidentin e SHBA, Donald Trump

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. Në adresën zyrtare në Facebook, kreu i shtetit ka postuar dhe foton me presidentin e SHBA Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump.

I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Partneritet i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA“,- shprehet kreu i shteti, Ilir Meta.

Kreu i shtetit ndodhet në SHBA në sesionin e 73-të Asamblesë së OKB që filloi ditën e martë. Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit ka zhvilluar disa takime me homologë dhe kryeministra të vendeve të ndryshëm.

Vizita e kreut të shtetit në SHBA:

SHKARKO APP