Presidenti Meta miting në qytetin “Studenti” me 8 dhjetor, ora 12.00

Presidenti Meta do të jetë me datë 8 dhjetor, ora 12.00 në një miting në qytetin “Studenti” me qytetarët shqiptarë. Kjo konfirmohet zyrtarisht nga shkresa e sekretares së përgjithshme të presidencës, zj. Ornela Zonja e cila i është drejtuar policisë për njoftim (lexo më poshtë shkresën).

Nisur nga situata e ndezur politike dhe loja e kryeministrit Rama për të marrë të gjitha institucionet e drejtësisë, si dhe ajo që po përgatit mazhoranca që të ndryshojë Kushtetutën e Shqipërisë, pa referendum e me një parlament jo kushtetues, krijohet bindja se nuk do të jetë vetëm tubim përshendetës për 8 dhjetorin 1990 ose siç quhet ndryshe Lëvizja e Dhjetorit ’90.

Siç kemi sqaruar edhe në shkrimet e tjera të ditës së sotme, Presidenti Meta ka deklaruar se nuk do të lejojë ndryshimin e Kushtetutës pa Referendum popullor. Ashtu sikurse ka informacione se ditën që do të guxoj kryeministri Rama me mazhorancën dhe deputetët e “pazarit të Milotit” të diskutojnë për të miratuar ndryshimet kushtetuese, po atë ditë Presidenti Meta do të shkojë në sallën e parlamentit ku do të mbajë një fjalim kundër grushtit të shtetit të kryeministrit. Por populli do jetë rreth Kuvendit dhe në pritje të fjalës së Presidentit, i cili ka mundësi ti bëjë thirrje popullit të MBROJNE KUSHTETUTEN me çdo kusht.

Populli, kur ka grusht shteti, e di mënyrën se si mbrohet Kushtetuta!

SHKARKO APP