Presidenti Meta në Firence, në meshën e 90-vjetorit të Kardinalit Troshani

Kreu i shtetit Ilir Meta ndodhet sot në Firence, Itali, ku mori pjesë në meshën që u zhvillua për nder të 90-vjetorit të lindjes së Kardinalit shqiptar  Ernest Simoni Troshani.

Në ceremoninë që u zhvillua në Katedralen e Firences për nder të Kardinalit shqiptar Ernest Troshani, Presidenti Meta mbajti dhe një fjalim ku vlerësoi figurën e Kardinalit shqiptar  Ernest Simoni Troshani.

Kreu i shtetit ka pubikuar në Facebook një foto me Kardinalin shqiptar gjatë festimeve për 90-vjetorin e lindjes. “Edhe 100 vite të tjera Kardinalit tonë Troshani, duke falënderuar për mikpritjen Kardinalin e Firences Betori, Kryebashkiakun Nardella dhe autoritetet vendore në Firence, me të cilët festuam sot ditëlindjen e Kardinal Troshanit në Ipeshkvinë e Firences”,- shprehet Presidenti.

Pjesë e ceremonive për 90-vjetorin e Kardinalit shqiptar ishte dhe aktori i njohur italian, Sebastiano Somma. “Sebastiano Somma, aktori i njohur italian, na impresionoi të gjithëve me interpretimin e jashtëzakonshëm të jetës së Kardinalit tonë Troshani këtë mbrëmje në Firence“,- shkruan kreu i shtetit në Facebook.

Para nisjes së Meshës, Presidenti Meta postoi në Facebook një foto me Kardinalin shqiptar. “I lumtur të marr pjesë sot në meshën për gjithë shenjtorët organizuar nga Kryeipeshkvi i Firencës Betori për nder të 90-vjetorit të Kardinalit tonë të dashur Troshani”,- shkruan Presidenti.

Gjatë vizitës në qytetin italian, Meta është takuar dhe me kryetarin e Bashkisë së Fierences, , Dario Nardella. “Sot në Firence me kryetarin e Bashkisë, Dario Nardella, për meshën e gjithë shenjtorëve, për nder të 90-vjetorit të lindjes së Kardinalit tonë Ernest Simoni Troshani”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

SHKARKO APP