Presidenti Meta në Forumin e Bakusë, bashkë me liderë të tjerë të rajonit
Presidenti i Republikës Ilir Meta po merr pjesë në Forumin e 7 Global të Bakusë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai bën me dije se është bashkë me liderë të rajonit, të gjithë pjesmarrës në këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar.
Meta ka postuar një foto përpara nisjes së Forumit të 7 Global të Bakusë, ku shihet krah Presidentit të Malit të Zi, Gjukanoviç, Kryeministrit të Bullgarisë, Borisov dhe Bashkë-Presidentit të Bosnjë-Hercegovinës, Xhaferoviç.