Presidenti Meta, takime në Medvegjë: Serbia të marrë vendimin e duhur për Kosovën
Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi të dielën një vizitë në komunën e Medvegjës në Serbi. Për në zonën ku banojnë shqiptarët, Presidenti ka udhëtuar nëpër territorin e Kosovës. Banorët e Medvegjës i kanë uruar mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar duke e vlerësuar këtë vizitë si mjaft të rëndësishme. Presidenti shqiptar ka theksuar rëndësinë e bashkëjetesës në rajon dhe ka kërkuar nga autoritet serbe më shumë vëmendje për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Për mediat serbe, kreu i shtetit shqiptar ka deklaruar se në Medvegjë ndjehet më mirë sesa në vendlindjen e tij. Duke folur për rëndësinë që kanë marrëdhëniet mes shteteve të rajonit, Presidenti tha se Beogradi duhet të marrë vendimin e duhur për Pavarësinë e Kosovës.
Mikëpritja në Preshevë për kreun e shtetit shqiptar
Banorët e Medvegjës i kanë uruar mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar. Qindra shqiptarë kanë dalë për ta pritur atë duke e velerësuar këtë vizitë si mjaft të rëndësishme. Në pikën kufitare Muitvodë, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Ndërsa, ka pasur edhe një interesim të madhe të mediave serbe për vizitën e Presidentit Meta në Medvegjë.
Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetra shqiptarë.
Në pritjen e ngrohtë që iu bë nga shqiptarët dhe drejtuesit vendorë, Presidenti Meta theksoi ndër të tjera se “kjo është një ditë shumë e bukur për mua. Ndihem i emocionuar që ndodhem sot pranë jush. Politika duhet t’iu kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëve këtu dhe këtyre zonave. Shpresoj që kjo vizitë e imja të kontribuojë në këtë drejtim. Nga Medvegja dua të theksoj se e ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Europian dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bashkëpunuar më ngushtë me njëri-tjetrin“, – tha Presidenti Meta.
Vizita e Presidentit, Ilir Meta është vlerësuar nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi. Leme Xhema, nënkryetare e komunës së Medvegjës tha se vizita e kreut të Shqipërisë është vizitë historike. Ëdhe nënkryetari i Kuvendit të Medvegjes Florim Sahiti kane pohuar se “Presidenti shqiptar Ilir Meta në Medvegjë është një vizitë historike për shqiptarët në Serbi”.
Presidenti: Në Preshevë, si në vendlindjen time. Beogradi të njohë Kosovën
Vizita e kreut të shtetit shqiptar është përcjellë me interes të madh nga mediat serbe. Në një komunikim me mediat e Beogradit, Presidenti Meta tha se në Medvegjë është ndjerë më mirë se në vendlindjen e tij.
Në prononcimin e tij për mediat serbe, Meta ka folur dhe për çështjen e Kosovës. Ai tha se shpresonte që Beogradi të merrte vendimin e duhur për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
“Në Medvegjë u ndjeva më mirë se në vendlindjen time. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë gjithmonë në vëmendjen time. Uroj që Beogradi të marrë vendimin e duhur për pavarësinë e Kosovës, në kohën e duhur, në interes të gjithë rajonit“,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/744188022437404/
Diplomatët ndjekin vizitën e Presidentit shqiptar
Burime nga organizatat e komunitetit shqiptar në Medvegjë thanë se vizitën e Presidentit Meta në Luginë e Preshevës e ndoqi nga afër edhe ambasadori i OSBE për komunën e Medvegjes. Gjithashtu, vizitën e percollën edhe disa nga ambasadorët e huaj perendimore te akredituar ne Beograd.
Emocionet e takimeve me shqiptarët e Medvegjës kreu i shtetit i ka ndarë dhe me ndjekësit e tij të shumë në rrjetin social facebook. “Me shumë emocion ndodhem sot në Medvegjë, për më shumë vëmendje ndaj shqiptarëve këtu dhe për të ardhmen e përbashkët europiane të popujve tanë dhe të gjithë rajonit“,- shkruan kreu i shtetit për takimet në Medvegjë.
https://www.facebook.com/ilirmetaj/posts/1588861684493432
FOTO NGA TAKIMET E KREUT TË SHTETIT ME SHQIPTARËT E MEDVEGJËS
Presidenti Meta po zhvillon takime rajonale, ku sapo është kthyer nga takimet në Slloveni, Gjermani dhe direkt për në Preshevë. Katër ditë më parë Presidetni ishte dhe në Maqedoni, ku u prit nga personalitetet me të larta maqedonase si dhe nga mijëra shqiptarë në Manastir, aty ku u themelua Alfabeti i gjuhës shqipe. Ndërkohë dje ishte në Gjermani në takime me përfaqësues të diasporës shqiptare dhe i ftuar nderi në konferencën “Ditët e dialgut me Diasporën”. Pas Gjermanisë kreu i shtetit ka udhëtuar për në Medvegjë të Serbisë.
Gjatë udhëtimit drejt Prishtinës, paraditen e sotme, kreu i shtetit ka postuar një foto në rrjetet sociale. Ai shkruan në facebook: “Mirëmëngjes miq! Kënaqësi të udhëtoj drejt Prishtinës me familjen e Herolindit“.