Presidenti Meta në Turqi për përurimin e aeroportit të ri të Stambollit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbërriti sot në Stamboll, me ftesë të veçantë nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të marrë pjesë në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti.
Simbolika e këtij përurimi përkon me 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Presidenti Meta është takuar dhe me presidenti turk. “Kënaqësi e veçantë ta uroja Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësisht për inagurimin e aeroportit të ri të madh të Stambollit”,- shkruan kreu i shtetit shqiptar.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/1980234112022852