Presidenti Meta nga Perandori i Japonisë te “Perandori” i NATO-s
Presidenti shqiptar Ilir Meta po kryen një sërë vizitash të rëndësishme ndërkombëtare. Me ftesë të Perandorit të ri të Japonisë, Madhërisë së Tij, Naruhito, Presidenti Meta ishte në Tokio, ku u prit në takim te veçantë protokollar.
Ndërsa dje ishte në selinë e NATO-s. Pritja ishte nga Sekretari e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ose siç quhet ndryshe “Perandori” i NATO.
Pas takimit në NATO, Ilir Meta shkroi në facebook:
Ky vit shënon 70-vjetorin e NATO-s, si dhe 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë.
E kuptojmë fare mirë se çfarë kërkohet dhe ç’do të thotë të jesh pjesë e një familje të themeluar mbi parimet e sigurisë, lirive dhe demokracisë.
Ne do të respektojmë premtimin e dhënë për rritjen e investimeve për mbrojtjen, si një angazhim të vendosur mbi lidhjen tonë Trans-Atlantike.
Mësohet se do ketë vizita të rëndësishme, pas Japonisë dhe NATO-s.