Presidenti Ilir Meta nis takimet me partitë për datën e re të zgjedhjeve
Kriza politike në Shqipëri ka marrë dhenë nëpër botë. Siç dihet presidenti Meta nxori dekretin për shfuqizimin e datës 30 qershor si ditë votimesh, pasi sipas asaj që tha nuk mund të lejonte që kjo datë të kthehej në ditë lufte civile mes palëve politike. Si dhe nuk mund të pranohej që gjysma e popullsisë të mos kishte mundësi të votonte për të zgjedhur apo të zgjidhej.
Ky vendim solli reagimin e PS dhe veçanërisht të kryeministrit Rama, të cilët të vendosur për të shkuar me 30 qershor në votime me një kandidat dhe pa opozitën, sulmuan Presidentin dhe po shkojnë drejt procedurave në parlament për ta shkarkuar, por që realisht nuk kanë asnjë shans.
Asnjë shans nuk ka për shkarkim, por mbetet një luftë politike. Gjithsesi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të nisë sot konsultimet me partitë politike për të caktuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Burime nga Presidenca bëjnë me dije se kreu i shtetit do të zhvillojë takimet e para në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë.
Mësohet se me kreun e PS-së, Edi Rama do të takohet nesër në darkë. Kurse me kryetarin e PD dhe Petrit Vasilin e LSI do të takohet ditën e premte.
Takimet e Metës do të nisin fill pas mbërritjes së tij në Tiranë, pas vizitës së parashikuar në mesditën e sotme në Prishtinë, me rastin e festimeve të 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Në Prishtinë do të jetë gjithashtu i pranishëm edhe kryeminsitri Edi Rama.
Një gjë mbetet e sigurtë se me dekretin e tij Presidenti shmangu konfliktin civil të datës 30 qershor.