“Viti i Skënderbeut”, Presidenti Meta takim me arbëreshët e Kalabrisë

Presidenti Ilir Meta ka nisur sot vizitën zyrtare në Kalabri në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Gjatë kësaj vizite kreu i shtetit shqiptar do të takohet me Presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella dhe së bashku do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.

Presidenti Meta pritet të zhvillojë takime zyrtare edhe me drejtuesit dhe përfaqësuesit vendorë të rajonit të Kalabrisë si dhe të vizitojë Universitetin e Kozencës, në të cilin shkollohen shumë studentë arbëreshë dhe shqiptarë.

SHKARKO APP