Presidenti Meta nuk dekreton Sandër Lleshin
Kryesore E Shtunë, 11 Shtator 2021 07:27
Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë emrin e propozuar nga Edi Rama për ministër të Brendshëm. Burimet thanë se “Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për të mbështetur pozitivisht kandidaturën e propozuar”.
Mësohet se Meta e priti në zyrën e tij z.Sandër Lleshi pasditen e sotme, ku dhe e ka njohur me vendimin. Burimet saktësuan se Meta në fakt e kishte thirrur që dje z. Lleshi, por për arsye të panjohura ai ka shkuar me një 1 dite vonese në takimin me Presidentin e Republikës, gjë që nuk ndodh as me kryeministrin e vendit, kur e kërkon Kryetari i Shtetit.
Meta kishte kërkuar informacion nëpër institucione pasi Rama i la në tryezë emrin e Sandër Lleshit për në postin e rëndësishëm të ministrit të Brendshëm. Kujtojmë se të shtunën e kaluar dha dorëheqjen ministri Fatmir Xhafaj, ndërsa mënjëherë Rama çoi në Presidencë emrin e keshilltarit të tij, Sandër Lleshi.
Në limitet kohore, kur skandonte afati kushtetues Meta vendosi të mos e dekretojë Sandër Lleshin, këshilltarin e kryeministrit Rama.