Presidenti Meta përshëndet vizitën e Gjukanoviç: Jemi pranë shqiptarëve të Tuzit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur vizitën e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.
“Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar. Do të jemi gjithmonë pranë jush”.
Komuna shqiptare e Tuzit në Malin e Zi është një nga zonat më të prekura nga koronavirusi. Kjo ka bërë që qeveria të vendosë që banorët e Tuzit të vendosen të vetëkarantinë pa asnjë përjashtim duke mos dalë nga shtëpitë e tyre që prej 24 marsit.