Presidenti Meta: Politika të marrë përgjegjësitë e saj për krizën, të mos fshihet pas ndërkombëtarëve

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga klasa politike, mazhoranca dhe opozita, të mos humbasin më kohë për të zgjidhur krizën ku është futur vendi. Në një prononcim për mediat, Presidenti shprehu keqardhjen që përfaqësuesit politikë, deri më tani, me veprimet dhe reagimet e tyre kanë thelluar përkeqësimin e situatës.

Duke bërë apel për të parë interesin e vendit dhe integrimin në Bashkimin Europian, Presidenti kërkoi që gjithë palët përgjegjshmëri.

I pyetur për rolin e ndërkombëtarëve, Presidenti Ilir Meta deklaroi se tani është koha që klasa politike shqiptare të marrë përgjegjësitë e duhura dhe të mos fshihet pas deklaratave të ndonjë ndërkombëtari.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/2321542448059884/

I pyetur nëse kreu i shtetit do të thërrasë tryezë negociatash, Presidenti Meta tha: “Të jeni të bindur që Presidenti ka bërë gjithë përpjekjet e nevojshme, por palët kanë nxituar për të thelluar këtë krizë”.

(vijon…)

SHKARKO APP