Presidenti Meta takim me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e Lëvizjes 5 Yjet (Movimento 5 Stelle), Fabio Massimo Castaldo.

Kreu i Shtetit e falënderoi Castaldo për angazhimin e tij lidhur me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Italia dhe Parlamenti Europian i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zëvendës Presidenti i PE, Castaldo e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për mbështetjen e tij dhe të Italisë në këtë proces.

Në një postim në Facebook, pas takimit, Presidenti Meta shprehet se Zv/Presidenti i PE i ka dhënë garanci për mbështetjen e Italisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
I gëzuar të takoja sot Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e “Lëvizjes 5 Yjet”, z.Fabio Massimo Castaldo, me të cilin ndamë bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë?? dhe Italisë. Më siguroi për mbështetje në procesin e anëtarësimit të vendin tonë në Bashkimin Europian”,- shprehet Presidenti Ilir Meta.

SHKARKO APP