Presidenti Meta pritet me nderime nga Presidenti francez Macron

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pritur me nderime në një ceremoni shtetërore në Pallatin Élysée nga homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron.

Me ftesë të Presidentit Macron, presidenti Meta mori pjesë në përkujtimin festiv të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të zhvilluar me ceremoni simbolike dhe paradë ushtarake në Harkun e Triumfit në Paris.

“Kënaqësi të pritesha sot në Pallatin Élysée nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron në kuadër të ceremonisë madhështore të organizuar me rastin e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe Forumit të Paqes.
Në nderim të paqes e lirisë dhe në respekt të sakrificave dhe të rënëve gjatë Luftës së Parë Botërore, si një mësim për të qëndruar së bashku rreth vlerave morale të popujve, vlera që na detyrojnë të punojmë me përgjegjësi për një botë në paqe dhe një shoqëri në themel të cilës të qëndrojnë harmonia, miqësia e respekti i ndërsjelltë.????”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

Presidenti Meta është sëbashku me 70 liderë të tjerë botërorë ku ndodhen Presidenti amerikan Trump, kancelarja gjermane Merkel, etj.

SHKARKO APP