Presidenti Meta pritet nga Presidenti turk Erdogan

Presidenti Meta ishte dje në Turqi në ceremoninë e xhamisë së re të Stambollit, Çamlica. Pas ceremonisë Presidenti turk Erdogan ka pritur Presidentin e Shqipërisë në një takim të veçantë.

Pas takimit Ilir Meta ka postuar në facebook shënimin e mëposhtëm:

“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.
Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.
Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”

SHKARKO APP