Vizita në Kalabri, Presidenti Meta foto krah Majkos dhe Ramës
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zgjedhur një foto krah ministrit të Diasporës, Pandeli Majko dhe Zëvendëskryetarit të LSI, Luan Rama për tu uruar gjithë shqiptarëve një ditë të mbarë.
Delegacioni shqiptar ndodhet këto ditë në Rajonin e Kalabrisë në Itali, ku jeton shumica e komunitetit arbëresh, në kuadër të ceremonive për 550-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Postimi i Presidentit Meta
Të dashur miq!
Nga Kalabria bashkë me miqtë e mi Pandeli Majko e Luan Rama ju uroj një ditë të mbarë.