Presidenti Meta publikon pamjet e dhunës mbi artistët dhe gazetarët: Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!

Kreu i shtetit Ilir Meta ka publikuar në Facebook pamjet e dhunës së policisë mbi artistët dhe gazetarët, gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kreu i shtetit shprehet se dhuna ka vetëm një emër dhe një adresë. Ai shton se kush nuk e dënon dhe hesht është nxitës dhe bashkëfajtor.

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/4011452682214867/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?