Presidenti Meta reagon për ndarjen nga jeta të Koço Devoles: Arti humbi një prej kolosëve, do të kujtojmë duke qeshur
Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit, Koço Devole, i cili ndërroi jetë pasi ishte prekur nga COVID-19.
Kreu i shtetit krahas mesazhit ngushëllues theksoi se humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.
MESAZHI I PRESIDENTIT META:
Sa shumë trishtim nga ky lajm!
Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!
Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.
Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço!
U prehsh në paqe!