Presidenti Meta: Sahit Dollapi duhet të shoqërohet në spital, jo në polici
Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka reaguar për dhunimin e Sahit Dollapit. Ai kërkon që Dollapi të dërgohet në spital për marrë ndihmën mjekësore. “Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”,- deklaron Presidenti Meta.
Kjo është deklarata e katërt që kreu i shtetit ka bërë lidhur me ngjarejt e sotme të rënda që kanë ndodhur gjatë protestës së opozitës.
Më herët Presidenti i bëri thirrje palëve që të shmangin aktet e dhunës. “I bëj thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve”,- thuhet në reagimin e kreut të shtetit pak orë më parë.