Presidenti Meta shmangu përplasjen e madhe civile

-Ky vendim edhe pse mund të sjellë reagime inatçore nga qeveria përsëri është lëvizja më pozitive edhe për vetë  PS. Presidenti u hoqi barrën e rëndë të një fushate që po i nxirrte socialistët dhe PS-në si idiotët që bëjnë zgjedhje duke garuar vetëm më veten e tyre. Gjithashtu, presidenti Meta u dha mundësinë palëve që të ulën në bisedime dhe të flasin pa presionin e një date që qëndronte mbi kokë si ultimatum lufte.

-E thënë thjesht, Presidenti ka shmangur një ‘97-të të dytë, të frikshme. Pak ditë më parë, në vend të reflektimit, kryeministri deklaronte sesi do të burgoste dhe sulmonte me gaz-helm qytetarët e opozitës që nuk do të lejonin të kryheshin zgjedhjet. Pra kërcënonte me burgje masive. Nga ana tjetër, krerët e opozitës e kishin shpallur si betejë për “jetë a vdekje” datën 30 qershor.  Palët e kishin shpallur datën e përplasjes dhe pritej me 30 qershor të numëroheshin viktimat, nga të dyja palët. Një kaos i tillë jo vetëm do kishte kosto njerëzore, por do të kthente Shqipërinë 30 vite pas. Ndaj, presidenti bëri akt madhor e prej shtetari; i preu udhën konfliktit të madh ku mazhoranca dhe opozita po shkonin me turravrap.

Presidenti Ilir Meta ka marrë dje një nga vendimet që do hyjnë në histori. Ai dje tregoi se kush është politikan dhe kush është burrë shteti. Në kulmin e krizës politike, me një protestë masive në qendër të Tiranës që mund të kthehej në përplasje të dhunshme me të plagosur apo edhe me keq, dhe me një 30 qershor që dukej si dita e nisjes së luftës civile në Shqipëri, vendosi çdekretimin e datës së zgjedhjeve. Kur logjika e palëve politike ka humbur rrugën dhe kur pushteti i Kryeministri Edi Rama sa vjen dhe bëhet më agresiv, arrogant dhe më i dëmshëm për të ardhmen e vendit, Presidenti mori aktin më  dinjtoz që mund të marrë një kryetar shteti. Me përgjegjësinë e një politikani dhe shtetari, pak para se protesta masive dhe e paralajmëruar me tensione e opozitës të niste, ku siç përflitej populli mund të digjte parlamentin, ai njoftoi se “kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019”. Së pari, ky vendim duhet të përshëndetet jo vetëm nga partitë politike, por nga gjithë shqiptarët. Kreu i shtetit, duke njohur përgjegjësinë e tij kushtetuese për ruajtjen e stabilitetit të vendit, ka shmangur dje përplasjen dhe luftën civile në vend. E thënë thjesht, Presidenti ka shmangur një tjetër ’97-të të frikshme. Pak ditë më parë, në vend të reflektimit, kryeministri deklaronte si drejtues policie sesi do të burgoste dhe sulmonte me gaz-helm qytetarët e opozitës që nuk do të lejonin të kryheshin zgjedhjet. Pra kërcënonte me burgje masive. Nga ana tjetër, krerët e opozitës e kishin shpallur si betejë për “jetë a vdekje” datën 30 qershor.  Palët e kishin shpallur datën e përplasjes dhe pritej më 30 qershor të numëroheshin viktimat, nga të dyja palët. Një kaos i tillë jo vetëm do kishte kosto njerëzore, por do të kthente Shqipërinë 30 vite pas. Ndaj, presidenti bëri akt madhor e prej shtetari; i preu udhën konfliktit të madh ku mazhoranca dhe opozita po shkonin me turravrap me 30 qershor.

Së dyti, ky vendim edhe pse mund të sjellë reagime të pritshme nga qeveria është lëvizja më pozitive edhe për vet Partinë Socialiste. Presidenti u hoqi barrën e rëndë të një fushate që po i nxirrte socialistët dhe PS-në si idiotët që bëjnë zgjedhje duke garuar vetëm më veten e tyre. Gjithashtu, presidenti Meta u dha mundësinë palëve që të ulën në bisedime dhe të flasin pa presionin e një date që qëndronte mbi kokë si ultimatum lufte. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar jo pak herë se data e zgjedhjeve nuk shtyhet, “jo se e kam vendosur unë, por e ka dekretuar Presidenti”. Presidenti Meta i ka hequr Edi Ramës një barrë të rëndë për sikletin që kishte me datën e zgjedhjeve. Dje e anuloi dekretin dhe tashmë Edi Rama nuk mund të ketë më hallin se shkel datën. Nuk ka më datë zgjedhjesh të cilën duhet ta respektojnë. Një tjetër argument që Edi Rama ka përdorur deri në lodhje këto ditë është ajo se po u anulua 30 qershori, shkelet Kushtetuta. Në këtë rast, Kushtetua shkelej nëse datën e anulonte Qeveria, por jo Presidenti. Dhe nuk është hera e parë që shtyhet data e zgjedhjeve, mjafton të kujtojmë zgjedhjet e vitit 2007, kur data u ndryshua. Madje nuk u sulmua as kreu i shtetit të asaj kohe, Alfred Moisu. Presidenti Ilir Meta, në bazë të Kushtetutës është autoriteti i vetëm që ka hapësirën për çështjen e dekretit të zgjedhjeve të vlerësojë dhe rrethanat specifike në të cilën ndodhet vendi. Jo rastësisht, në deklaratën e bërë dje Presidenti ka theksuar se vendimi vjen në bazë të përgjegjësisë institucionale, “duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar”. Argumentet e detajuara ligjore për vendimin e anulimit të datës së dekretit, Presidenti Ilir Meta do t’i paraqesë ditën e hënë duke dhënë shpjegimet e duhura për të gjithë ata në qeveri që shpejtuan t’a sulmojnë. Ndërkohë, qytetarët dhe gjithë politika, nëse ende u ka mbetur përgjegjshmëri qytetare dhe kombëtare, duhet ta lexojnë qartë këtë vendim të Presidentit. Kreu i shtetit shmangu një tjetër luftë të turpshme dhe fatale mes shqiptarëve që do të na kthente në vende të botës së tretë.

Dje u shmang data 30 qershor, kur do bëhej nami mes opozitës dhe qeverisë.

Qamil Xhani

SHKARKO APP