Presidenti Meta: Sllovenia na inkurajon për kapërcimin e krizës së rëndë shqiptare

Presidenti Meta ka postuar në profilin e tij në Facebook shënimin e falenderimit për ambasadoren e Sllovenisë, e cila largohet nga Shqipëria.

“Shumë suksese në të ardhmen për Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë, znj. Lea Stançiç, në fund të mandatit të saj diplomatik në Shqipëri. 
Në afro 4 vjet ajo ka kontribuar në mënyrë të spikatur për forcimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të miqësisë dhe të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Sllovenisë. 
Mbështetja e dhënë nga Sllovenia në rrugëtimin tonë drejt familjes europiane, na inkurajon për të shtuar përpjekjet për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit.
Faleminderit Ambasadore!”- shkruan Presidenti.

SHKARKO APP