Presidenti Meta: Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. Koha për REFERENDUM TË RI!

22 nëntori, dita kur u votua me referendum Kushtetuta e Republikës më 1998, është lakuar vazhdimisht nga Presidenti Ilir Meta së fundmi, teksa ka folur për ngërçet e njëpasnjëshme jo vetëm në politikë, por edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Paraditen e kësaj të premteje, Kreu i Shtetit shkruan në Facebook “Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. KOHA PËR REFERENDUM TË RI!”

Disa javë më parë, Presidenti Meta njoftoi se më 22 nëntor do të bëjë publike nismën e tij në mbrojtje të Kushtetutës.

SHKARKO APP