Presidenti Meta takohet me autorin e poemës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka postuar në faqen e tij në facebook një foto me aktorin Xhevat Limani dhe po ashtu autorin e poemës dramatike “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

“Pata kënaqësinë ta takoja dhe ta përgëzoja artistin Limani për realizimin e spikatur të rolit të Heroit tonë Kombëtar dhe për promovimin shqipërisht të figurës së tij, por edhe të kombit shqiptar kudo në botë”, shkruan Kreu i Shtetit.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është një nga projektet më të rëndësishme artistike të aktorit, regjisorit dhe autorit të saj, Xhevat Limani, e shfaqur mjeshtërisht në shumë vende të botës në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Pata kënaqësinë ta takoja dhe ta përgëzoja artistin Limani për realizimin e spikatur të rolit të Heroit tonë Kombëtar dhe për promovimin shqipërisht të figurës së tij, por edhe të kombit shqiptar kudo në botë.??

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2054904637889132/?type=3&theater

SHKARKO APP