Presidenti Meta takohet me ekspertin e shquar të politikave, Daniel Serwer

Presidenti Ilir Meta ka pasur një bashkëbisedim të vlefshëm dhe të këndshëm me ekspertin e shquar të politikave, prof. Daniel Serwer.

Në shënimin e tij në Fb, Meta shprehet: “I lumtur të takoja profesor Daniel Serwer, një nga personalitetet më të njohura të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C.

Kënaqësi e veçantë që një ndër librat e tij “Nga lufta te paqja, Ballkani, Lindja e Mesme, Ukraina”, tashmë është përkthyer në gjuhën shqipe dhe do të jetë në dispozicion të lexuesve të interesuar. Kontributet e profesor Daniel Serwer në shërbim të paqes dhe perspektivës euro-atlantike të Ballkanit, meritojnë mirënjohjen më të madhe.????

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?