Presidenti Meta pret në Durrës kryeministrin kosovar Haradinaj

Presidenti Ilir Meta është takuar mbrëmjen e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi mes tyre është zhvilluar në Durrës. Foto e takimit është publikuar nga kreu i shtetit shqiptar në një postim në Facebook.

Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane” – shkruan Meta.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë një koment në faqen e tij të Facebook, ku thekson se mes tij dhe Presidentit Meta ka qëndrime të njëjta për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Shqipërinë.

Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”,- shkruan Haradinaj.

Mesazhi ka qenë se jemi solidarë për çështjen e Kombit.

SHKARKO APP