Presidenti Ilir Meta takon presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Presidenti Ilir Meta është takuar sot në Paris me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Shumë i lumtur të takoj Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të shpreh vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve dhe rëndësinë e dinamizmit të tyre e njëkohësisht rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar”,- shkruan Presidenti Meta në rrjetin social Facebook.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë ku do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.

Në këtë Forum, do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.

SHKARKO APP