Presidenti Meta te Bekimi i Gurit të Themelit të Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë, me kryeministrin e Vatikanit

Presidenti Meta sot ka pritur sot Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Si rregull ai quhet kryeministri i Vatikanit. Pas takimit në presidencë, Presidenti Meta ka shkuar bashkë me të në Ceremoninë e Bekimit të Gurit të Themelit të Spitalit “Zonja e Këshillit të Mirë”.

Pas kësaj ceremonia presidenti ka postuar në facebook shënimin e mëposhtëm dhe disa foto:

Shumë i lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e Bekimit të Gurit të Themelit të Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”. 
Bekimi nga vetë Eminenca e Tij, Kardinali Pietro Parolin dëshmon fort se shpresa dhe rrezja e dritës që rilindi me ardhjen e Papa Gjon Palit II në Shqipëri 26 vite më parë, ishte shenja e Zotit për shqiptarët dhe dheun e Gjergj Kastriot Skënderbeut e Shenjtores Nënë Tereza. 
Faleminderit Selisë së Shenjtë për vëmendjen, mbështetjen dhe vlerësimin e vazhdueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, drejt transformimeve të mëdha politike, shoqërore dhe shpirtërore.

SHKARKO APP