Reagon Presidenti Ilir Meta: Të shmangen incidentet dhe provokimet
Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ka bërë apel qytetarëve që marrin pjesë në protestën e opozitës dhe forcave të rendit që të ruajnë qetësinë.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën thirrje për vetëpërmbajtje, shmangien e incidenteve dhe provokimeve”,- thuhet në reagimin e kreut të shtetit.
Apeli i Presidentit vjen pas tensioneve mes protestuesve dhe policisë para godinës së Kuvendit. Protestuesit e opozitës ndodhen këto momente në rrugën përballë parlamentit, ku nuk kanë munguar konfrontimet me forcat e rendit.
Pas fjalës së mbajtur në protestës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marshojnë drejt godinës së Kuvendit. Gjatë fjalimit Basha u bëri thirrje protestuesve që të mos përplasen me policinë. “Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë officer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë officer policie. Vëllezër dhe motra, mos I prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë I njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti I tyre këndon: Rama Ik”,- deklaroi Lulzim Basha.
VIDEO LIVE NGA PROTESTA PARA PARLAMENTIT
LEXONI EDHE
- Tensionohet situtata para Parlamentit. Situatë lufte
- Mediat më të mëdha botërore: Opozita në Shqipëri kërkon zgjedhje të reja
- VIDEO/Pamje madhështore nga protesta në Tiranë
- 65 mijë qytetarë nga rrethet vijnë në Tiranë për protestë
- Stabilokraci domethënë më pak demokraci
- ”Yjet e Europës në protestë”, mesazhet nga të rinjtë
- Policia rrethon institucionet para protestës
- Basha: Edi Rama është një kufomë politike