Presidenti Meta urdhëron KLD të verifikojë lirimin të dënuarit për vrasje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë verifikimin e procedurave ligjore që çuan në lirimin e të dënuarit për vrasjen e një komisari policie, Genc Tafili.

Në një reagim të Zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi thuhet se verifikimi i procedurave ligjore duhet të nisë urgjentisht.

“Presidenti i Republikës, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi u njoh me lajmin dhe reagimin publik të institucionit të Prokurorisë, për veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në lidhje me lirimin e shtetasit Genc Tafili, ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate”,- tha Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

Më herët, Prokuroria ankimoi vendimin gjykatës duke e cilësuar lirimin si të paligjshëm.

“Presidenti i Republikës garanton se pretendimet e institucionit të Prokurorisë do të verifikohen nga Inspektoriati dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e ligjit. Presidenti i Republikës mbështet të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe Prokurorinë në veprimtarinë e tyre, në luftën kundër krimit dhe sundimit të ligjit”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ditën e sotme, Gjykata e Krujës ka liruar pas 17 vitesh burg Genc Tafilin, vëllain e Admir Tafilit. Genc Tafili është liruar me kusht nga Gjykata e Krujës. Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari, në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri në Shkodër.

Pas vendimi të Gjykatës, në një deklaratë për mediat, Prokuroria e cilësoi lirimin e të dënuarit si një shkelje të pastër ligjore. Prokuroria thotë se i liruari është një preson me rrezikshmëri të lartë.

DEKLARATA E PROKURORISË

“Gjyqtarja Enkeleda Hoxha ka pranuar kerkesen e te denuarit Genci Tafili i cili vuante denimin ne IEVP Fushe-Kruje per lirim para kohe me kusht dhe ka urdheruar lirimin e tij te menjehereshem nga vendi i vuatjes se denimit duke e urdheruar ate qe te mbaje kontakte me Zyren e Sherbimit te Proves Kruje.

Ne gjykojme se ky vendim i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje eshte marre ne kundershtim te hapur me ligjin dhe se perben shkak qe nese cmohet si i tille edhe nga ju te informohet Keshilli i Larte i Drejtesise per te verifikuar veprimtarine ne kundershtim me ligjin te gjyqtares per kete rast.

I denuari Genci Tafili qe eshte liruar me kusht ka qene duke vuajtur denimin per vepren penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c te K.Penal, konkretisht behet fjale per vrasjen e Drejtorit te Policise se Shkodres, Arben Zylyftari dhe i kishin mbetur per te vuajtur me shume se tre vjet burgim.

Megjithese ai rezulton te jete nje person me rrezikshmeri te larte, as kjo rrethane dhe as rrethanat e tjera te parashikuara ne ligj nuk jane marre ne konsiderate nga gjyqtarja ne fjale.

Genci Tafili

Neni 64 i K.Penal , “ Lirimi me kusht “ , parashikon shprehimisht se “ ….. nuk lejohet lirimi me kusht per te denuarin perserites per krime te kryera me dashje si dhe per te denuarit per kryerjen e veprave penale te parashikuara nga nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i trete nenit 100 te K.Penal”.

Ne rastin konkret megjithese dispozita ndaluese per nenin 79/c eshte nje dispozite urdheruese dhe per kete shkak prokurori ne seance ka kerkuar qe te rrezohej kerkesa e te denuarit , ne menyre flagrante Gjykata e ka injoruar kete pengese ligjore dhe ne shkelje te plote te ligjit ka urdheruar lirimin e tij.

Vendimi i Gjykates eshte ankimuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kruje qe te nesermen e dhenies se tij dhe ne do te vazhdojme te ndjekim ne vazhdimesi ecurine e procesit”.

SHKARKO APP