Presidenti Meta vizitë të suksesshme në Japoni

Presidenti shqiptar Ilir Meta ndodhet prej ditës së hënë në një vizitë zyrtare në Japoni. Fillimisht Presidenti mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Me pas Meta u prit në një takim të veçantë nga kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Në Tokio presidenti Meta mori pjesë së bashku me Presidentin Hashim Thaçi, në një event shumë të rëndësishëm në Tokio, në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë.

Pas kësaj ceremonie Presidenti zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Japoni.

Në vazhdën e takimeve në Japoni, Ilir Meta u takua edhe me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Hiroshi Hase dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Minoru Kiuchi.

Pas kësaj vizite të rëndësishme shtetrore mësohet se presidenti Meta kthehet në Tiranë ditën e premte, ku gjen një situatë konflikti politik mes kryeministrit dhe opozitës, që nuk po gjen akoma shërim.

 

 

 

SHKARKO APP