Presidenti Meta: Zgjedhje lokale më 13 tetor
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve vendore. Në një deklaratë për mediat, Presidenti deklaroi se zgjedhjet do të mbahen më 13 tetor.
Presidenti Ilir Meta deklaroi se kjo datë zgjedhjesh garanton proces gjithëpërfshirës dhe garanton që vendi të mos ndëshkohet në rrugën drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Në konferencën për mediat ku shpalli 17 tetorin si datë të re për zgjedhjet vendore, Presidenti Ilir Meta sqaroi edhe dy arsyet e një vendimmarrjeje të tillë. “Dy arsyet kryesore përse kam vendosur 13 tetorin është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje gjithëpërfshirëse, jo vetëm sa i takon vullnetit të atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhje. Dhe së dyti, Sikurse e kam nënvizuar e kam theksuar edhe para jush ne shpjegimet Kushtetuese e logjike te atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka te beje me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore. Për fat të keq kemi humbur mjaft kohë, por për fat të mirë ende në axhendën e BE është ende për të marrë vendim për të dyja vendet ën tetor. Këshilli i BE është në 17-18 tetor dhe duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për zgjedhje gjithpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë”,- u shpreh Meta.
Dekreti i Presidentit u firmos pas konsultimeve që zhvilloi me forcat kryesore politike në vend. Kryetari i PS dhe kryeministri Edi Rama nuk pranuan të shkojnë në takimin e thirrur nga Presidenti.
Presidenti Ilir Meta deklaroi se të gjitha aktet e tij lidhur me zgjedhjet kanë pasur qëllim stabilitetin e vendit. Ai shprehur keqardhje për deklaratat e kryeministrit Edi Rama.
“Kam qenë i gatshëm të takohem me kryeministrin Edi Rama në çdo moment, pasi për mua nuk ka gjë më të rëndësishme sesa stabiliteti i Shqipërisë”,- tha Presidenti Meta.
Presidenti u është përgjigjur dhe akuzave të Edi Ramës, i cili thotë se Presidenti po bënë “lojën” e opozitës. “…Nuk e kam për turp që jam burri i Monikës. Unë Monikën e kam gjetur në partinë që sot drejton Rama. Por unë kam ditur të ndajë në gjithë detyrat shtetërore interesin institucional dhe shtetëror. Unë jam në gjendje të bëjë dallimin mes Monikës dhe Republikës. Axhenda ime është stabiliteti i vendit. Axhenda ime është integrimi i BE dhe jo gjithë pushtetin sovjetëve”,- deklaroi ndër të tjera kreu i shtetit, Ilir Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/375436069994726/
- Presidenti: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë!
- Presidenti Meta pret në zyrë ambasadorët
- Shehi: Meta dekret të ri për datën e zgjedhjeve
- E gjithë vëmendja nga Presidenca, takimet që ka bërë Ilir Meta