Presidenti Meta ngjitet në malin më të lartë të Shqipërisë dhe Ballkanit
Presidenti Ilir Meta është ngjitur sot në majën e Malit të Korabit, e cila është më e larta në Shqipëri dhe në Ballkan.
Në këtë udhëtim jo të zakonshëm kreu i shtetit shoqërohej nga aktori i humorit, Bes Kallaku. Pas mbërritjes në majën e Korabit, Meta ka postuar dhe një foto sëbashku me aktorin e njohur.
“Ju përshëndesim të gjithëve dhe ju urojmë një mbrëmje të këndshme bashkë me Bes Kallakun, nga maja e Korabit në lartësinë 2751m, maja më e lartë, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit”,- shkruan kreu i shtetit, Ilir Meta në postimin e tij.