Presidenti Nishani, bisedë e gjatë tek shkallët e avionit me Kerryn
Presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka pritur dhe jo vetëm ka shtrënguar duart, por ka zhvilluar takimin të pazakontë me Sekretarin Amerikan të Shtetit poshtë shkallëve të avionit.
Duket se vonesa prej 45 minutash e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, bëri që ky i fundit të mos zhvillojë bisedën me Presidentin Bujar Nishani, e parashikuar që të ndodhte sallën “VIP” të aeroportit “Nënë Tereza”.
Sapo Kerry zbriti nga avioni, Sekretari Amerikan bisedoi për disa minuta me kreun e Shtetit Shqiptar tek tapeti i kuq, tek shkallët e aeroplanit. Një situatë jo e zakontë kjo për një vizitë të tillë zyrtare.
Kështu, Kerry dhe Nishani biseduan në këmbë për rreth 5 minuta, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori Donald Lu.
Pas një bisede të gjatë, Kerry u largua për tek makinat. Më pas, Kerry iu drejtua Tiranës, për të mbërritur në godinën e Kryeministrisë.