Presidenti Nishani padit Erion Veliaj. Kërkon dëmshpërblim 100 lekë

Bujar Nishani nuk terhiqet nga padia e tij ndaj Erion Veliaj. Është regjistruar këtë të enjte në gjykatën e Tiranës padia e Presidentit të Republikës Bujar Nishani ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Çështja mban numrin 9499 dhe kreu i shtetit kërkon nga pala e paditur që ta dëmshpërblejë për dëmin moral të shkaktuar pas deklaratave të konsideruar shpifje në drejtim të tij.

Presidenti i vendit kërkon nga kreu i bashkisë vetëm 100 lekë të reja.

Presidenti ka kërkuar edhe “detyrimin e palës së paditur të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta në emisionin ”Opinion” të TV Klan dhe mediat kombëtare vendimin e Gjykatës.Veliaj tha në këtë emision se Nishani grabiti pronat e kishës katolike në Elbasan.

SHKARKO APP