Presidenti Nishani për pritjen e Kerry: Tërhiq fyerjen zoti Kryeministër !
Në një njoftim të sotëm për mediat, Presidenca bëri publike kërkesën që kryeministri “të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan”.
Rama e përshkroi me tone përçmuese pritjen që Nishani i bëri sekretarit të shtetit, Xhon Kerri në aeroportin Nënë Tereza. Në intervistë, Edi Rama e krahasoi presidentin me shefin e protokollit, ndërsa ishte duke folur për vizitën e Xhon Kerrit në Tiranë.
“Kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani” thuhet në njoftimin e presidencës.