Presidenti Nishani shkon tek Parku i Liqenit ku po ngrihet Parku i Fëmijëve
Bujar Nishani sapo ka njoftuar se do të shkojë në mesditë tek Parku i Liqenit, për të parë nga afer punimet për parkun e fëmijëve që po ndërton bashkia e Tiranës.
Ja njoftimi i Presidences:
Ju njoftojme se sot, dt. 13 prill 2016, ora 12:00 Presidenti i Republikes, Bujar Nishani ne pergjigje te fteses se anetareve te grupimit qytetar, do te vizitoje nga afer vendin ku po zhvillohet projekti ndertimor ne Liqenin Artificial.
Me sa duket situata po komplikohet, pasi PD-ja ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë të ngrejë çadra, pasi parashikohet mbi 10 mijë protestues të cilët do rrethojnë Parkun.