Presidenti Nishani: Veliaj, sulm të dhunshëm ndaj Gjykatës. Të Hetohet
Presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si një zhvillim të paprecedentë protestën e Bashkisë së Tiranës, dje para Gjykatës Administrative. Në një konferencë për mediat, Nishani u shpreh se “protesta ishte një akt i dhunshëm ndaj Gjykatës”.
Ai i bëri thirrej prokurorisë së Përgjithshme të nisi hetimet për dhunën e ushtruar. Gjithashtu kërkoi nga Ministria e Drejtësisë të mbajë qëndrim për zhvillimet e djeshme.
Kreu i Shtetit reagoi edhe për akuzat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke paraqitur në monitor deklaratat e kryebashkiakut gjatë një emisioni televiziv.
Për këtë çështje, Nishani tha se akuzat janë të rënda nga një autoritet lokal ndaj Presidentit të Republikës, Kryetarit të Shtetit Shqiptar.
” Çdo njeri që vjedh ka një emër, dhe quhet hajdut. shteti shqiptar nuk mund të ketë në krye të tij një njeri që është hajdut. Hajduti e ka vendin në qeli. E ka vendin përballë ligjit. Hajduti dënohet sipas ligjeve të shtetit dhe kodeve përkatëse. Kjo është një çështje që nga sot i kalon për shqyrtim drejtësisë. Drejtësia duhet dhe ka përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore, ose të vërtetojë akuzat dhe të identifikojë Presidentin e Republikës si hajdutë, ose përdhosësin e shtetit shqiptar përmes shpifjes ta dërgojë përballë ligjit. Kjo është një rrugë pa kthim, pa ndalesë. Prandaj, tashmë unë ftoj edhe mediat që të ndjekë me vëmendje të posaçme, gjykimin dhe sjelljen e drejtësisë. Është një proces që duhet të adresohet nga institucionet përkatëse të gjykatës. Personalisht dhe institucioni i Presidentit do të ndjekë çdo seancë dhe çdo vendim gjatë hetimit gjyqësor të veprimtarisë së Presidentit të Republikës dhe akuzat ndaj kreut të Shtetit shqiptar”…
(Vijon…)