Edi Rama:Vetoja historike e kryeministrit Meta shpëtoi qendrën e Tiranës

Presidenti Meta ka postuar sot një shënim për Teatrin dhe një video ku Edi Rama deklaron, kur ishte ministër kulture: Vetoja historike e kryeministrit Meta shpëtoi qendrën e Tiranës.

Kjo deklaratë e Edi Ramës është bërë në vitin 2000 kur Edi Rama ishte ministër kulture dhe Ilir Meta kryeministër. Pas kësaj video pyetja shtrohet: Pse asokohe Rama fliste me supërlativa ndaj Ilir Metës për këtë çështje, ku futet edhe Teatri Kombëtar, kurse tani akuzon Presidentin?!

Por le të shikojmë postimin e sotëm të Presidentit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur miq!

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?