Presidenti Meta që në orën 5:00 të mëngjesit po pret kryeministrin Edi Rama për takim

Dje Presidenca njoftoi se Presidenti Meta po pret për takim kryeministrin Rama për të gjetur një zgjidhje për krizën politike, e cila rrezikon të përfundojë në përplasje cvile ditën e dielë më 30 qershor.

Ndërkohë që lideri i opozitës, Lulzim Basha ka konfirmuar vajtjen në presidencë sot në ora 09.00, kryeministri dje njoftoi se refuzon të shkojë, pasi është i zënë me takime.

Ndaj presidenca, pasi njoftimit jo zyrtar, por në facebook nga Rama, se ai qenka i zënë gjatë ditës, ka njoftuar me anë të zëdhënësit Blushi se Presidenti Meta do të jetë sot më  27 qershor nga ora pesë e mëngjesit në zyrë duke e pritur.

Mësohet nga burime nga presidenca se Presidenti Meta ndodhet në zyrë që në orën 04:50 duke e pritur kryeministrin Rama.

Njoftimi i plotë i Presidencës
Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.
Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.
Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

SHKARKO APP