Video/Precedenti, Presidentët e Italisë “këshillojnë” Presidentin Meta: Mos dekreto ministër pa u bindur!
Kryesore E Hënë, 13 Shtator 2021 13:34
Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk e dekretoi gjeneral Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm dhe sigurisht që ky vendim pati reagime të forta nga PS-ja. Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër, por siç sqaroi Presidenti Meta kandidatura e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme nuk ishte bindëse. Mësohet se presidenca ka nisur 21 pyetje në drejtim të institucionëve ligjzbatuese, duke pritur përgjigjet dhe më pas do vendosë; do ta firmosë dekretin ose nuk do ta firmosë asnjëherë emrin në fjalë.
Në Kushtetutë asnjë nen nuk parashikon që Presidenti s’ka të drejtë të refuzojë një propozim për ministër. Madje për këtë vjen në ndihmë veçanërisht edhe Kushtetuta e Italisë nga e cila është inspiruar edhe Kushtetuta jonë.
Por, çfarë thotë Kushtetuta italiane në një rast të tillë? Shiko videon!