Presidenti Thaçi synon “NOBEL” dhe sekretar i përgjithshëm i OKB

Në këtë botë ka plot delirantë, idiotë, kaubojs, etj të këtij soji, por që të ketë njerëz të liq për tokën e tyre mëmë dhe të flasin në emër të saj sikur po vdesin për Atdheun e punojnë për çmime të mëdha botërore, kjo është kriminale, ndonëse edhe donkishoteske.

Një i tillë endet akoma në trojet shqiptare që përbetohet si një president që po na shton trojet kombëtare shqiptare, por që realisht po e copëton duke ia shitur pikërisht tokat dhe pasuritë më të mëdha, Serbisë.

Ky është Hashim Thaçi!

President i Kosovës që po intrigon skutave me presidentin serb Vuçiç me një hanxhar të madh në dorë, duke prerë copa tokash kosovare, si dhe duke fantazuar se do ta propozojnë, me serbin Aleksandër Vuçiç, për çmimin e madh NOBEL.

Që të bjerë NOBEL në duart e Hashim Thaçit do të ishte më mirë të binte te ai pallushi që ka gjuhën 23 cm në Tiranë e që tallet Tirana më të.

E dyta, pas NOBELI-it dhe pas copëtimit të Kosovës, presidenti Thaçi si donkishotist i vertetë aspiron të kandidojë edhe për  sekretar i përgjithshëm i OKB!

Pra shet Kosovën, merr NOBEL dhe bëhet numri një i botës!

Çfarë aspirate, që as personazhi i nobelistit Miguel de i Servantes, nuk do ta fantazonte.

Spiten Prulli

SHKARKO APP