Presidenti tregoi dinjitet, kryeministri respekton Kreun e Shtetit

Sot kryeministri Rama ngjiti me hap të shpejtë shkallët për te zyra e Presidentit të Republikës. Natyrisht mos dekretimi i emrit Sandër Lleshi e bëri të dalë këtë të diele nga shtëpia. Të dielën Kryeministri ia kushton Zahos, si një baba i devotshëm, aq sa asnjëri nuk guxon ta shqetësoje në fundjavë. Por sot Rama ishte herët në zyrë dhe i kërkoi takim Presidentit. Takimi u bë, mjegulla sikur u largua disi për t’i lënë vendin fillimjavës së re, mundet prapë me një takim dakortësie institucionale.

Presidenti ndërmori veprimin me dinjitoz për emrin e Kryetarit të Shtetit, ndonëse hamendjet shkojnë në limite të pa imagjinueshme. Dinjiteti i kryetarit të shtetit është dinjitet për çdo nënshtetas, ndaj veprimi i tij ishte për t’u përshëndetur në respekt të institucionit kushtetues dhe si përfaqësues i popullit. Por duhet pranuar se edhe kerkesa e Kryeministrit për të shikuar mundësinë e një zgjidhje, prapë ka nevojë për vlerësim.

Në fund të fundit me këtë veprim mos dekretimi Ilir Meta tregoi se Kryetari i Shtetit nuk është korrier apo noter-korrier i Kryeministrit. Kushtetuta thote qe kryeministri propozon dhe dekretin e ka Presidenti, pasi në të kundërt do të shkruhej se kryeministri e çon thjesht për vule në sekretarinë e presidencës!

Fakti që kanë ndenjur 90 minuta Meta dhe Rama në presidence nuk mendohet se Sandër Lleshi është diskutuar apo debatuar 90 minuta. Burime nga kryeministria tregojnë se biseda ka patur Paketë çështjesh. Paketa si fjalë nuk ka vetëm një emër apo një çështje, por nënkupton disa çështje. Burimi kryeministror thotë se mund të jenë biseduar çështje si SHISH, KLSH, ambasadorë, etj.

Meta-Rama u takuan në fundjavë dhe duket nje dritë e re për javën që po vjen vrullshëm. Por ish-drejtori i Shërbimit Informativ Ushtrisë (SHIU), Ylli Zyla thotë se kjo ishte loje shahu e Edi Ramës, pasi nuk e donte Sander LLeshin, sepse ka në mendje një emër tjetër.

 

 

 

SHKARKO APP