Presidenti Erdogan sulmon hapur Presidentin Trump: Do shikoj nga Rusia!
Erdogan kërcënon hapur Presidentin Trump. Ai thotë se Turqia do të gjejë aleanca dhe miqësi të reja, duke nënkuptuar Rusinë. Personalisht presidenti turk ka botuar një shkrim në gazetën amerikane “New York Times”.
Pas tensioneve të fundit mes Turqisë dhe ShBA-së të linduar pas arrestimit dhe etiketimit si terrorist të një pastori amerikan presidenti Erdogan i është drejtuar me një shkrim prestigjozez New York Times ku ka kërcënuar ShBA me prishjen e aleancës 60 vjeçare dhe ‘kërkimin e miqve të rinj”. Presion i hapur ndaj aleatit me të madh që ka patur Turqia ndër dhjetra vite.
Fati pastorit amerikan Andrew Brunson dhe refuzimi i Turqisë për ta liruar atë pa një proces gjyqësor e detyroi Uashingtonin të ndërmerte sanksione ndaj disave prej ministrave turq. Ankaraja u përgjigj me të njëjtën monedhë. Tensioni mes SHBA dhe Turqisë ka arritur kulmin, ndërkohë Presidenti turk ka shtuar vizitat në Rusi dhe Presidenti Putin në Turqi.
Në këtë klimë tensoni mes tyre Presidenti Erdogan vendosi të bëjë kërcënimin publik në gazetën NYT. Përpos temës të pastorit, ai përmend edhe mosmarrëveshjet mes dy vendeve për ndihmën që SHBA i ka dhënë në armatime kurdëve të Sirisë, si dhe mosdënimin e qartë të grushtit të shtetit në korrik 2016.
“Ajo çfarë i përkeqëson edhe më tej çështjet është fakti se nuk është bërë progres rreth kërkesës së Turqisë për ekstradimin e Fetullah Gulen nën një marrëveshje bilaterale”- ka shkruar ai për NYT.
Presidenti turk është ndalur gjatë edhe në ditën e grushtit të shtetit: “Më 15 korrik 2016, Turqia u sulmua nga anëtarët e një grupi të errët të drejtuar nga Fetullah Gylen, i cili udhëheq organizatën e tij, zyrtarisht të përshkruar nga qeveria ime si Organizata Terroriste Fetullah, nga një kompleks në Pansilvaninë rurale. Gylenistët u përpoqën për një grusht shteti të përgjakshëm kundër qeverisë sime. Gjatë asaj nate, miliona njerëz dolën nëpër rrugë të nxitur nga patriotizmi, një situatë e ngjashme me atë që populli amerikan përjetoi pas sulmit në “Pearl Harbour” dhe sulmeve të 11 shtatorit. 251 njerëz të pafajshëm, përfshirë këtu Erol Olcok, miku im i ngushtë prej kohësh edhe menaxher i fushatës, dhe djali i tij Abdullah Tayyip Olcok, paguan çmimin e fundit për lirinë e vendit tonë. Populli turk priti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dënonin qartazi këtë sulm dhe të solidarizoheshin me lidershipin e zgjedhur të Turqisë. Por nuk vepruan ashtu. Reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte larg një reagimi të kënaqshëm. Në vend që të mbështesnin demokracinë turke, zyrtarët e SHBA-së bënë thirrje për stabilitet dhe paqe në Turqi”.
Pikërisht këto motive e kanë bërë Erdogan të deklarojë: “Turqia e ka bërë të ditur shpesh se do të shohë punën e saj, nëse SHBA-ja refuzon të dëgjojë…..Veprimet e njëanshme të SHBA-ja, aleatja jonë prej dekadash, do të shërbejnë vetëm për të minuar interesat dhe sigurinë amerikane. Përpara se të jetë shumë vonë, Uashingtoni duhet të heqë dorë nga nocioni i gabuar se marrëdhënia jonë mund të jetë asimetrike dhe të kuptojë faktin se Turqia ka alternativa të tjera. Dështimi për të ndryshuar tendencën e njëanshmërisë dhe mosrespektimit, do të na bëjë të kërkojmë aleatë dhe miq të rinj”.
Pra Presidenti turk Erdogan sulmon hapur Presidentin Trump, bile i kujton se do të shikojmë aleanca të reja, çka e bën atë si anëtare e NATO-s të shikojë nga Rusia. Po kështu njihen publikisht marrëdhëniet vëllazërore mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk Erdogan. Ndërkohë përflitet për një vizitë të mundshme të kryeministrit shqiptar Rama në Moskë në fund të këtij viti.